Lajm i mirë: Anketat e nxjerrin Vetëvendosjen me rejting mbi 50 për qind!

Zyrtari i Vetëvendosjes, Arbër Zaimi, ka thënë se partia e tij do të jetë shumë e fortë në zgjedhjet e ardhshme.

Ai ka thënë se është lajm i mirë që tre deputetë të LDK-së refuzuan të bëhen vegël e presidentit Thaçi por që sipas tij është lajm i keq se 82 të tjerëve nuk u bëhet vonë për qytetarët.
Postimi i plotë:

Lajm i mirë: 3 deputetë të LDK refuzuan të bëhen vegël e Thaçit.

Lajm i keq, 82 deputetëve nga PLAN (PDK+LDK+AAK+Nisma) nuk u bëhet vonë për qytetarët e Kosovës në mes të pandemisë, por vetëm për mbrojtjen e korrupsionit. Ata rrëzuan qeverinë e parë e cila nisi të pastronte bordet, ambasadat dhe administratën nga të korruptuarit. Nuk e lanë të punonte as 50 ditë.

Lajm super i mirë, në sondazhet e fundit serioze VETËVENDOSJE! shënon mbi 50%.