Lajm i fundit: Senati spanjol mblidhet javën e ardhshme enkas për Maqedoninë në NATO

Edhe pse ka ndërpre aktivitetet për shkak të Koronavirusit, Senati spanjol javën e ardhshme do të mbledhet në seancë të posaçme. Siç ka njoftuar nënkryetarja e parë e senatit, Kristina Karbona, temë e vetme në mbledhje do të jetë ratifikimi i Protokollit për anëtarësim të Maqedonisë në NATO, transmeton Gazeta Lajm.
Senati spanjoll do të mblidhet më 17 mars, kur edhe është data e fundit për miratim të Protokollit. Temat tjera janë hequr nga rendi i ditës së kësaj mbledhje.