Lajm i fundit: Katër vetura të EULEX-it futen në Maqedoni, nisen drejt Tetovës?

Katër vetura të misionit ndërkombëtar në Kosovë, EULEX sapo janë futur në Maqedoninë e Veriut, kanë njoftuar burime kufitare. Sipas tyre, pasi kanë kaluar kufirin, veturat e EULEX nuk janë ndalur në Shkup, por janë nisur në drejtim të Tetovës, transmeton Gazeta Lajm.
Autoritetet në Maqedoninë e Veriut nuk japin detaje zyrtare lidhur me këtë informacion, kurse ndonjë kumtesë zyrtare ende nuk ka as nga zyra e EULEX-it në Prishtinë.
EULEX ditëve të fundit po zhvillon arrestime në Kosovë. Ende nuk dihet nëse ky mision ka mandat për arrestime edhe në Maqedoninë e Veriut, ose jo.