Lajm i fundit: Gjykata e Prishtinës refuzon kërkesën për ekstradimin e Afrim Ismailoviqit (Dokument)

Gjykata Themelore ne Prishtinë – DEPARTAMENTI SPECIAL, ka refuzuar kërkesën e Ministrisë maqedonase të drejtësisë për ekstradim të Afrim Ismailoviqit.

“Kërkesa refuzohet për shkak se ishte refuzuar me vendim të prerë të gjykatës”, thuhet në sqarimin e shkurtër, shkruan gazeta Lajm.

Ka reaguar menjëherë edhe Bedri Ajdari nga Këshilli kundër gjykatave të montuara.
“Refuzon kërkesën për Ekstradim te Prokurorisë Speciale te Kosovës me vendim te prere kundër Ekstradimit te Afrim Ismailoviqit.
A thua për se?!
Mos vallë pati fer gjykim për te akuzuarit tjerë qe gjinden ne Shkup, apo pati prova materiale qe nuk ishin te sajuara?
P.S. organet e zhytura ne Krim te RMV nuk kanë ndikim ne Drejtësinë e pavarur te RK e cila është nën monitorimin e EULEKSIT”, ka komentuar Ajdari.