Lajm i fundit: 50 të infektuar, 16 persona kanë ndërruar jetë, katër në Tetovë

Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë evidentuar 50 persona të rinj të infektuar me Covid 19. Kjo është një ndër përqindjet më të ulëta (2 për qind) të shënuara që nga fillimi i pandemisë, duke pasur parasysh se janë kryer gjithsej 2.553 teste, shkruan gazeta Lajm.
Mbetet shqetësues dhe i lartë numri i viktimave-në 24 orët e fundit betejën me virusin e kanë humbur 16 pacientë. Prej dallim prej ditëve tjera, tani e para sipas numrit të viktimave është Tetova (4), Kumanova (3), kurse Shkupi një viktimë.
Në këtë interval kohor janë shëruar 133 pacientë.