Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale ka shpërndarë një video ku shihen momente nga stërvitja “Defender Europe 21”, ku janë të përfshirë trupat e NATO-s dhe ato shqiptare.
Stërvitja në fjalë po kryhet në bazën e Bizës, mbrapa Malit të Dajtit, ndërkohë që Rama njofton se këto stërvitje do kryhen në të gjithë Shqipërinë.
“🇺🇸🇦🇱“Defender Europe 21”
Disa momente nga stërvitja më e madhe ushtarake në 3 dekadat e fundit në rajon, që po zhvillohet në disa baza të ndryshme në të gjithë Shqipërinë🧑🏾🚀👨🏼🎤👨✈️👮♀️⚓️🛰
#defendereurope21”, shkruan Rama. /abcnews.al/