Lajçak qëndron në Serbi, takimin e parë e zhvillon me Vuçiqin

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak do të qëndrojë për vizitë në Beograd ku do të takohet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Në prag të vizitës në kryeqendrën serbe, Lajçak pati thënë në një intervistë për Tanjug se nuk po shkon në Beograd me një “ultimatum”, se Serbia nuk duhet të kishte frikë nga bashkëpunimi i ri midis BE-së dhe SHBA-së në zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe se ai ishte i bindur se ekziston hapësirë që Prishtina dhe Beogradi mund të merren vesh për marrëdhëniet e ndërsjella.

Para shkuarjen në Beograd, emisari evropian qëndroi për vizitë dyditore në Kosovë ku pati takime me përfaqësues politikë të Kosovë.

Në fokus të takimeve ishte procesi i vazhdimit të dialogut Kosovë-Serbi.