Lajçak: Kurti dhe Vuçiq do të takohen në shtator

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun me Serbinë, Mirosllav Lajçak ka njoftuar se sot në Bled të Sllovenisë, kishte një takim të rëndësishëm me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Lajçak ka shkruar në X, se temë e tyre kryesore e diskutimit ishin përgatitjet e takimit të radhës të dialogut të nivelit të lartë, i cili do të mbahet në shtator me fokus normalizimin e marrëdhënieve dhe zbatimin e deklaratës të 3 qershorit.