Lajçak: BE dhe Ballkani Perëndimor duhet qëndrojnë krah për krah në këto kohë të vështira

Emisari Special i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se BE-ja dhe vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të qëndrojnë krah njëra-tjetrës në këto kohë të vështira, pas kontekstit të ri që prodhoi agresioni rus në Ukrainë.

Ai këtë e tha në një postim në Tëitter ku njoftoi për takimin e tij me ministrin e Jashtëm të Malit të Zi, Gjorgje Raduloviq.

“Ai më siguroi se Mali i Zi do të qëndrojë i vendosur në rrugën e tij drejt pranimit në BE. Ne ramë dakord për rëndësinë që BE-ja dhe Ballkani Perëndimor duhet të qëndrojnë krah për krah në këto kohë të vështira”.

Nga vendet e rajonit, Kosova, Mali i Zi, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Kroacia kanë dënuar sulmin rus ndaj Ukrainës.

Kosova i është bashkuar Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, duke vendosur sanksione ndaj Rusisë.

Ndërkaq, Serbia dhe Bosnja e Hercegovina janë të vetmet që nuk e kanë dënuar agresionin rus. /Gazeta Express/