Lahaj: E turpshme që kosovarët edhe në 2023-tën të mos mund të lëvizin të lirë

Tenori i njohur kosovar, Ramë Lahaj, përmes rrjeteve sociale shpesh reagon rreth ngjarjeve e temave të cilat i përkasin Kosovës.

Së fundi ai ka treguar për problemet që janë ballafaquar artistët e rinj nga stafi i “Ramë Lahaj International Opera Festival”, shkruan lajmi.net.

Ai theksoi që procesi i aplikimit për viza, për disa të rinj që do të udhëtonin drejt Evropës, për aktivitete, ishte i ndërlikuar, me termine të vështira dhe ‘kërkesa e dëshmi banale’.

Tenori e konsideron se është e turpshme që kosovarët të mos mund të lëvizin lirshëm e pa viza, edhe në vitin 2023.

Postimi i plotë:

U bënë vite që Kosova negocion e plotëson çdo kusht për të marr të drejtën elementare të lëvizjes së lirë, atë të liberalizimit të vizave.

Në platformën e festivalit tonë RLIOF qëllimin kryesor e kemi mbështetjen e talenteve të rinj, këto dit stafi ynë u përballu me proceset e aplikimit të vizave për disa prej artisteve të rinj, që do të udhëtojnë për disa aktivitete në Evropë.

Aplikacione të ndërlikuara, termine që mezi i bën, kërkesa e dëshmi banale!

Është vërtet e pa pranueshme dhe e turpshme që Kosovaret edhe në vitin 2023 të mos mund të lëvizin të lirë, kur dihet që janë plotësuar të gjitha kushtet dhe që një pjesë e madhe e jona veçse jeton në shtete evropiane./Lajmi.net/