Laboratori nga Beogradi do të bëjë analizat e produkteve ushqimore që hyjnë në Maqedoni (Video)

Laboratori nga Beogradi do të bëjë analizat e produkteve ushqimore që hyjnë në Maqedoni. Pjesën më të madhe të kontrollit deri tani e kanë bërë tre institucione shkencore në Shkup: Laboratori në fakultetin për veterinari, Laboratori shtetëror fito-sanitar dhe Seksioni për siguri të ushqimit në Institutin për shëndet publik.

Mirëpo pas tenderit të fundit të shpallur, papritmas, për shkak të çmimit më të ulët të ofruar, kontratën për kontroll të produkteve ushqimore e ka fituar një laborator privat në Beograd.

Ky laborator do të bëjë kontrollin e prezencës së mbeturinave të pesticideve tek ushqimi bimor ose ushqimi për foshnje, kontrollin për kualitetin e aditiveve në ushqim dhe për produkte organike nga Maqedonia, raporton “Kod” në Tv Telma.

Nga 11 pjesë të këtij tenderi, 7 i ka fituar laboratori “Rea Lab” nga Beogradi, tre pjesë Fakulteti i veterinarisë në Shkup dhe 1 Fakulteti elektroteknik. Tenderin e ka shpallur Agjencia për Ushqim dhe Veterinari, kur pyetëm nëse tani mostrat e ushqimeve për analizë do të dërgohen në Beograd, drejtori i AUV-së thotë se tenderi ende nuk ka përfunduar zyrtarisht për shkak të ankesave dhe se ka disa opsione, transmeton gazeta Lajm.
“Ekzistojnë tri mundësi: të ndërtojë laborator tek ne, mundësia e dytë është të ketë nënkontraktor në Maqedoninë e Veriu, ose t’i dërgojë jashtë shtetit në laboratore që i plotësojnë kushtet”, ka deklaruar Nikolla Babovski, drejtor i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari.