Labinot Tahiri thotë se Don Xhoni ia kujton veten

Para disa ditësh rep-artisti shqiptar Don Xhoni lansoi projektin e ri muzikor.

“Katile” mori vëmendjen e madhe të publikut e edhe artistit Labinot Tahirit, shkruan lajmi.net

Labi  përmes një InstaStory tha se reperi nga Drenica ia kujton veten.

“Ky artist ma kujton kohën kur kam pas hyrë si Tornado në estradë dhe kur kqyrshin me çdo mjet mem rrëzu por nuk ja patën dal”, shkroi ai.

Po ashtu ai i uroi edhe suksese reperit nga Drenica. /Lajmi.net/