Labinot Tahiri publikon këngën “Pse o jetë”

Këngëtari i njohur, Labinot Tahiri-Labi është një emrave më të suksesshëm në skenën e muzikë shqiptare.

Artisti nga Ferizaj në kuadër të angazhimeve, së fundmi ka finalizuar edhe një projekt të ri muzikor.

Artisti i mirënjohur ka publikuar këngën me titullin “Pse o jetë” që e solli të kompletuar edhe nga ana vizuale.

Foto: Screenshot/YouTube

Për tekstin e këngës është kujdesur Avni Qahili teksa për muzikën dhe orkestrimin Bini Diez.

Projekti tashmë gjendet i publikuar në kanali zyrtar të këngëtarit në YouTube dhe padyshim do të mirëpritet nga an e fansave të tij të shumtë.

Ndërkohë, përveç projekteve të reja, Labi edhe në këtë periudhë të vitit mbetet i përkushtuar me koncerte dhe mbrëmje të shumta muzikore.