Labi transferon 7000 mijë euro për të lënduarit në Ferizaj

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Labi ka thënë se do ju ofroj ndihmë të lënduarve në shpërthimin e mbrëmshëm në Ferizaj, shkruan lajmi.net.

Disa prej të lënduarve ju duhet trajtim në Turqi dhe këngëtari ka treguar se ka hapur një fondacion ku secili do të dhuroj nga 1000 mijë euro.

Labi tregoi se do të transferojë 7000 mijë euro.

“Nga Podujeva në Ferizaj!

Për GENCIN dhe të tjerët!

Për personat që janë nisur për shërim në Turqi, nga rasti që ndodhi në Ferizaj!
Ne si Fondacion, i ndajmë nga 1000€ për nevoja të familjarëve të cilat ju duhen për ndonjë shpenzim gjatë shoqerimit në Turqi.

Pra nëse kanë udhëtuar : Genci dhe 6 të tjerë, ne i transferojmē 7000€
Pastaj nëse kërkohet ndonjë mobilizim për të tjerët të cilët kanë pësuar lendime jemi këtu me ju.

Ne jemi në kontakt me familjen e Gencit se bashku mund të bejmê edhe më shumë.

ZOT BEJ MREKULLI DHE SHËRO TË GJITHË.

Labi Kosovë e Shqipërisë”, ka shkruar ai.