Aksion policor në Gërçec, gjendet vetura e vjedhur në Shkup (Foto)

Pas masave të ndërmarra, policia e SPB Shkup e kanë gjetur veturën Audi 6 Quatro e cila një ditë më parë është vjedhur në qendër të Shkupit. Sipas policisë, vetura e shtrenjtë është vjedhur në rrugën Aradhat Partizane, kurse lidhur me rastin është arrestuar 34 vjeçari NSH nga Gërçeci, transmeton gazeta Lajm.
Policia ka bastisur edhe shtëpinë e tij lidhur me ndriçimin e rastit.