Labi publikon dëshminë se dhuroi 5 mijë euro për fondin e menaxhimit të COVID-19

Pandemia COVID-19 ka sjellë vështirësi të mëdha ekonomike edhe në Kosovë, andaj me qëllim të menaxhimit të situatës, u krijua fondi nga Qeveria.

Mërgimtarët kanë filluar të dhurojnë donacione në këtë fond, në mënyrë që të ndihmohen qytetarët në tejkalimin e kësaj krize.

Këngëtari Labinot Tahiri, gjatë ditës së djeshme bëri të ditur se dhuroi 5 mijë euro në këtë fond, ndërsa sot ai e dëshmoi donacionin me anë të dokumentit që e publikoi.

“E kreva obligimin qytetarë e gurbetqarë për fond të menagjimit të Covid 19
Nuk i përkas as nje partie politike por i përkas shtetit dhe kombit tim!
Prandaj kur japim për Shqipëri, duhet te japim edhe për Kosovë!
Patriota brenda njani tjetrit e rroktar për të tjerët nuk ben me qenë!
Duaj atdheun tend me shumë se veten.
Labi-FKSH”, shkruan këngëtari.