Labi nis ditën nga palestra me mesazh frymëzues

Përkundër angazhimeve të shumta në profesion, ai nuk e lë asnjëherë palestrën anash.

Ditën e sotme, këngëtari publikoi video duke ushtruar, teksa nuk munguan edhe mesazhet për publikun.

Ai porositi që asnjëherë nuk duhet të harrohen njerëzit që ju japin vullnet dhe ata që ishin aty kur kishit nevojë.

“Kurr mos i harroni njerëzit që ju japin vullnet në jetë! Kurr mos i harroni shokët që janë mirënjohës për atë kur t’i iu ke gjindur. Vazhdoni të thoni faleminderit që patem mundesi të njohim të mirën nga e keqja”, ka shkruar ai.