Labi nesër në protestë para MSH-së bashkë me gruan dhe djalin: Për të drejtat tona

Labinot Tahiri do të marrë pjesë në protesën që mbahet për t’i lejuar dasmat dhe ahengjet e tjera familjare.

Këtë e ka konfirmuar ditë më parë nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook, aty ku edhe ka ftuar edhe pronarët e restoranteve.

Labi më pas nëpërmjet një postimi të fundit ka treguar se do të dalë në protestë së bashku me bashkëshorten e tij dhe djalin.

“Nesêr ora 11:00 para minsitrisë se shendetsisë me djal e me gruan se bashku per te drejtat tona, se kur po ndihmojna po na lavdojnë e kur është ne pyetje e ardhmja jonë mundohen disa tëkritikojnë. Me mirë te mirekuptohemi se ne jemi per buken e femijeve tan dhe te tjerëve duke dal protestë e jo për karrika apo pozita instucionale. Shihem kolegë nesêr!”, ka shkruar ai.

Protesta mbahet të hënën nga ora 11:00.