“Drita ime”, Arbana i shkruan fjalë zemre Eduartit pranë kësaj fotografie

Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj fillimisht e mbanin të fshehur lidhjen e tyre e më pas treguan se po bëhen prindër.

Sot dyshja po dalin hapur për t’ia shprehur dashurinë njëri-tjetrit.

Ishte Arbana ajo e cila i ka komentuar atij pranë postimit të një fotografie. “Drita ime” i ka komentuar moderatorja dhe nuk ka munguar replika e Eduartit.

“Dashuri”, ia kthen ai.

Kujtojmë se Eduarti është përkrahësi më i mirë i Arbanës dhe këtë e ka dëshmuar shpesh edhe publikisht.