Labi me urim emocionues për ditëlindjen e 18-të të djalit

Labinot Tahiri ka emocionuar me fjalët dedikuar djalit me rastin e ditëlindjes së 18-të.

Dita e sotme është shumë e veçantë për këngëtarin Labinot Tahiri, kjo ngase djali i tij feston ditëlindjen, shkruan lajmi.net.

Me rastin e ditëlindjes së 18-të të Eltonit, Labi shkroi një urim të gjatë, ku ndër të tjera përmendi faktin se që prej lindjes së tij, gjërat në jetë i ndryshuan për së mbari.

KY ËSHTË POSTIMI I PLOTË I LABIT, PA NDËRHYRJE:

“Sot 18 vitë më parë Zoti më dha ndjenjat për ti kuptuar sfidat e prindërve të mi!
Sot 18 vite më parë u bëra BABA duke më sjellur Zoti fëmijun e parë në jetë! Ishte një ndjenjë e cila sot e asaj dite me ardhjen e Elit në jetë gjêrat ndryshuan pêr sembari!
Kur Eltoni erdhi në jetê, na bekoi Zoti me shumë shumë të mira në jetë.
Evlad i babês, të urojmë shumë të mira në jetë ty dhe të gjithë femijëve të botës. Nëse shumë çka nuk të dhuron Zoti në jetë, e dim mirë që duart për të ju dhuruar të tjerëve mirësi ti ka dhuruar. Prandaj mos u ndal kurr edhe kur unë nuk jam në k’të jetë.
Krenarë me ty pëshkak edukatës që ta ka dhuruar Hana( mami) se babi ishtë nëpër dynja dhe ajo kohë me mungon shumë por ia ka vlejtur që kam punuar e sakrifikuar për ty e pêr ju.
Të duam shumë babi, mami Edi e Zana, pasuri e familjes dhe shoqërisë sonë.
Urime Ditëlindjen Artist🤛🏼✊🏻💐✊🏻”.