Labi i bie pishman humanizmit: S’do t’ia dërgojë 2000 euro ukrainasve

Kjo sipas tij ka ndodhur pasi ka pasur pakënaqësi nga qytetarët për vendimin e tij të djeshëm, shkruan lajmi.net.

Ai ka vendosur ta largojë shkrimin dhe vendimin për të ndihmuar Ukrainën me 200 euro.

Ky është njoftimi i plotë:

Mirëmengjesi të dashur shqiptar.
Mendojë se në komente kur shprehet paknaqesia e qytetarit dhe shqetësimet e tyre , duhet ti pranojmë sikurse kur të vjen kojshia për një hallë apo këshillë me na e thënë.
Shkrimin dhe vendimin për ta ndihmuar fondin ne Ukrainë, po e largojë.
Ate po e largojë përshkak se vllezerit tanë shqiptar nga Maqedonia , kanë shprehur paknaqesi lidhur me këtë vendim.
Ata shprehën mendimet e tyre për kohën e luftës atje ne Maqedoni, dhe unë ata i degjojë.
Gjithashtu i degjojë edhe qytetarët të cilët me kanë informuar më mirë duke me shkruar edhe privat sa i perket disa temave lidhur me Ukrainën, edhe ata kanë të drejtë dhe i marr për bazë.
Dihet mirë se dy shtetet tona shqiptare; Shqipëria dhe Kosova, janë me Ukrainën, por kuptohet se janë për shkaqe politike, ndërsa gjesti ynë ishte human duke e ditur se atje ka shqiptar, por kur do që ata shqiptar do të kenë nevojë ne do ju ndihmojmë.
Urojmë që mos të ndodhë ajo luftë në Ukrainë.
Unë sinqerisht ju kerkojë falje për shqetsimet e juaja të dashur qytetar.
Vazhdojmë me raste të ndryshme në vendin tonë.
Me respekt, Labi Kosovë e Shqipërisë.