Labi dhuron 2000 euro për Alean, e cila vuan tumori

Dhe, Labinot Tahiri së fundmi ka bërë një postim në Instagram, me anë të të cilit tregon se ka dhuruar 2000 euro për shërimin e Aleas, e cila vuan nga Teratoma sakrokociksiale (Teratoma Sacrococcygeal) – lloj i rrallë i tumorit që paraqitet te njeriu, shkruan lajmi.net.

Alea ka lindur me tumor, teksa është operuar dy herë në Kosovë e tetë herë kishte marrë kimioterapi, por që më pas u kërkua që të vazhdoj trajtimin në Turqi.

“Edhe për Alean 2000 euro. I dashur qytetar, ashtu si dua të qeshi unë, ju fëmija juaj e tanët, duam që të buzëqeshin prindërit e kësaj engjëllushe. Prandaj ne sot ia ndajmë 2000 euro e vazhdoni të gjithë ta ndihmojmë. Nese ka nevojë brenda orës ia mbledhim edhe vetë, por meqenëse familja ka marrë aksion ne i ndihmojmë shpresojmë se edhe ky është një sevap, e solidarizim që kemi bërë së bashku që 15 vite vazhdimisht”, ka shkruar Labi në postimin e tij në Instagram.

Rikujtojmë se, Labi ka dhuruar një donacion 10 mijë euro grave të Krushës së Madhe.