La Liga cakton datën e fillimit të sezonit të ri

Shorti për kalendarin e edicionit garues 2023/24 të La Ligas spanjolle do të hidhet më 28 qershor, javën e ardhshme, pasi sistemi i play-off-it t’i konfirmojë të gjitha skuadrat.
Edicioni i ri i La Ligas do të fillojë më 11 gusht dhe do të zgjasë deri më 26 maj të vitit 2024. Pushimi i Krishtlindjeve do të zgjasë vetëm nëntë ditë, midis 22 dhjetorit dhe 1 janarit.

Ndërkohë, divizioni i dytë i futbollit spanjoll do të fillojë në të njëjtën kohë, por do të përfundojë më 2 qershor 2024, me play-off-et që do të zhvillohen nga 9 qershori deri më 23 qershor.

Jan përcaktuar gjithashtu pesë pushimet ndërkombëtare që do të mbahen derisa në verë do të mbahet Kampionati Evropian, që do të mbahet në Gjermani.

Ato janë si më poshtë:

E hënë 4 – e mërkurë 12 shtator

E hënë 9 – e mërkurë 17 tetor

E hënë 13 – e martë 21 nëntor

E hënë 18 – e martë 26 mars

E hënë 3 – e mërkurë 11 qershor

Sezoni i La Ligës do të përfundojë një javë më herët se këtë sezon, por kjo fushatë u zgjat nga Kupa e Botës në Katar.