LA Galaxy nuk ndalet me Puig – do edhe Sergi Roberton

Los Angelos Galaxy nuk e ka ndërmend ta mbyllë pazarin me Barcelonën vetëm me Riqui Puig.

Sipas asaj që bëjnë të ditur mediet spanjolle, ekipi amerikan i Major League Soccer por përgatitet edhe për një goditje tjetër në kampin katalunas.

Bëhet fjalë për Sergi Roberton i cili po kërkohet me ngulm.

Lojtari së fundi ka rinovuar kontratën edhe për një vit, duke pranuar edhe ulje page.

Gjithsesi, kjo marrëveshje edhe mund të ndërpritet, nëse palët gjejnë dakordim këto ditë.

Mbetet të shihet se çka do të ndodhë në ditët në vijim.