Kylie Jenner shfaq barkun në një bluzë të ngushtë, në imazhet e reja për veshjet “Khy”

Kylie Jenner ndau imazhe të reja mahnitëse në Instagram të enjten në mbrëmje.

Ylli 26-vjeçar kishte veshur një bluzë të bardhë shumë të shkurtë, nga marka e saj “Khy” teksa modelonte xhinse blu me bel të lartë.

Në vitin 2023 në shfaqjen e saj televizive “The Kardashians”, Jenner pranoi se kishte bërë implante gjoksi para se Stormi të lindte dhe u pendua për këtë.

Barku i saj dukej i sheshtë dhe i tonifikuar pa asnjë shenjë të paslindjes.

Këto pamje kanë hedhur poshtë edhe thashethemet se ajo është në pritje të një fëmije me të dashurin e saj 28-vjeçar Timothee Chalamet.

Miliarderja tashmë ka dy fëmijë me reperin 32-vjeçar të Astroworld, Travis Scott, ata janë Stormi dhe Aire.