Sipërmarrësja 29-vjeçare publikoi një video gjashtëminutëshe në YouTube, ku tregoi përparimin e punimeve. “Do të shkoj në kantierin tim të ndërtimit. Kam ndërtuar një shtëpi për rreth gjashtë vjet. E bleva pronën në vitin 2020”, tha ajo.
Kylie tregoi se në projekt është përfshirë edhe peizazhisti i njohur Jim Hyatt. Hyrja e rezidencës është shtruar me kalldrëm të ricikluar dhe rrethohet nga ullinj dhe livando.
Sipas një raporti të mëparshëm, ajo kishte shpenzuar rreth 500 mijë dollarë (afërsisht 430 mijë euro) për pemët e ullirit.
Ajo zbuloi gjithashtu se një pjesë e ullinjve vinin nga motra e saj, Kendall Jenner, e cila po kryente punime në një prej pronave të saj. “Jo vetëm që janë kaq të bukura, por më kujtojnë motrën time”, u shpreh Kylie.
Gjatë turneut, Kylie u shfaq me një bluzë të zezë me një shpatull dhe pantallona të shkurtra të zeza me bel të ulët, ndërsa kishte hedhur një xhaketë gri mbi shpatulla dhe mbante syze dielli. /Telegrafi/