Kylian Mbappe vendos kërkesa të ‘frikshme’ për rinovimin me PSG-në

Kontrata momentale francezit i skadon në fund të sezonit, derisa 22-vjeçari është i lidhur me kalimin te gjiganti spanjoll, Real Madrid, transmeton lajmi.net.

PSG dëshiron ta mbajë në skuadër sulmuesin, që shihet si pasuesi i CR7 dhe LM10, ndërsa nuk e pëlqen mundësinë e shitjes ose largimit si agjent i lirë në vitin 2022.

Sipas “Diario AS”, Mbappe ka kërkuar pagë prej 35 milionë euro, pagë që do ta barazonte me Neymarin.

Sipas këtij raporti, PSG nuk do arrijë t’i plotësojë këto kushte pavarësisht rëndësisë së lojtarit në skuadër dhe ndoshta do jetë në shitje për 200 milionë euro në verën e ardhshme.

Flitet që në garë ishte edhe Manchester City, por së fundmi është tërhequr ngase nuk mund të paguajë këtë vlerë të lartë.