Real Madridi e bëri Kylian Mbappe lojtarin e tyre më të paguar këtë verë, kur nënshkroi me të si lojtar i lirë nga Paris Saint-Germain, megjithëse ai fiton më pak para se sa ftonte në Francë.
Megjithatë, Los Blancos thuhet se do ta bëjnë të qartë se ai është ylli i tyre kryesor i ekipit – së bashku me dy të tjerë.
Sipas OK Diario, presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka vendosur t’i japë rritje masive pagash Jude Bellingham dhe Vinicius Junior, duke i sjellë pagat e tyre në përputhje me ato të Kylian Mbappe.
Bellingham u fut në nivelin më të lartë të shkallës së pagave të Real Madridit, por me sa duket Bellingham dhe Vinicius do të fitojnë më shumë tani e tutje.
Mbappe aktualisht fiton 15 milionë euro neto, ndërsa Bellingham dhe Vinicius janë rreth 10 milionë euro në vit, në marrëveshjet e tyre janë deri në 2029 dhe 2027 respektivisht.
Fituesi tjetër më i madh sipas pagave është David Alaba me 11 milionë euro.
Real Madridi do të duhet të konsiderojë fillimin e bisedimeve me Vinicius verën e ardhshme në çdo rast, kur ai të hyjë në dy vitet e fundit të marrëveshjes së tij.