Ky fshat i Gostivarit më i rregulluar se fshatrat në Zvicër! (Foto)

Sot në një takim rastësor me shokun avokat Sedat Zulbeari, duke diskutuar për tema të ndryshme ndër të tjera dolën një xhiro të shkurtër dhe duke e pa nga një këndvështrim tjetër Debreshin si një fshat të përkryer ku dita ditës po ndryshon! Gjatë gjithë kohës është punuar në infrastrukturë, terene sportive, kende lojtash, rrugë, kanalizim, oborre shkollash etj. Çdo gjë që bëhet për të mirën e popullit është e mirëseardhur, por padyshim se duhet të mirëmbahet dhe të shfrytëzohet. Janë për lëvdata të gjithë ato që kontribuojnë dhe vazhdojnë të kontribuojnë për këtë vend, kryetari i bashkësisë lokale, Forumi Rinor, mësues, hoxhallarë, biznesme, studentë dhe shumë të tjerë. Ka edhe shumë për të bërë që t’a merr pamjen e një vendbanimi të përkryer ku çdo fshat tjetër do ia kishte lakminë. Vetëm një gjë është shqetësuese, shumë pak fëmijë shihen nëpër rrugë, këndi i lojërave i boshatisur, edhe ajo pak rini me elan që ka ngelur po mundohen të japin kontributin e tyre në shumë sfera, padyshim se aty iu nevoitet edhe më shumë përkrahje. Po t’a krahasojmë me vitet e mëhershme dukshëm ka më pak lëvizje, më pak njerëz pasiqë na i gëlltiti Evropa, i joshi standardi i tyre jetësor, kushtet më të mira, siguria, puna dhe benefitet tjera. Të kota janë këto lloj investimesh kur nuk ke rini dhe kur ne ke popull, këto investime janë tëpër të vonuara… Duhej paraprakisht të rregullohej sistemi i drejtësisë, sigurisë, sistemi shëndetësor, arsimor si dhe pozita e jonë si popullatë në këtë shtet, ku punësimet duhej të bëheshin në kohë dhe me njerëz të kualifikuar dhe jo në baza partiake dhe duke i zhagitur me vite të tëra për një vend pune. Shpresoj që kjo pak popullatë në numër që ka ngelur, të jet vetëdisuar dhe në të ardhmen t’ju thot jo faktorëve të cilët na sollën në këtë gjendje! Për një Debresh më të mirë! (Burhan Ameti).