Ky është inspektori maqedonas që ka maltretuar të akuzuarit e rastit “Monstra”!? (Foto)

Mirëpo, sipas prokurorisë, nuk ekzistojnë dëshmi se Haki Aziri është maltertuar nga “Radnik”.

Në seancën e fundit për rastin “Monstra”, avokati Asmir Alispahiq, ka folur lidhur me torturën policore që ka përjetuar Haki Aziri për të pranuar rastin “Monstra”.
Deklarata e Azirit nuk u mor parasysh nga Prokuroria, e cila kërkoi dënim të përjetshëm për tre prej të akuzuarve, transmeton gazeta Lajm.
“Do ta vrasim familjen dhe fëmiun”, ka qenë një nga kërcënimet ndaj tij, deklaroi Alispahiq.
Sipas avokatit, por edhe sipas Haki Azirit, në maltretimin e tij ka marë pjesë edhe inspektori Lupço Todorovski, i njohur me nofkën serbe “Radnik”. Ai mori post të lartë në MPB në kohën e qeverisë së mëhershme (Në foton më poshtë gjendet pas ish ministres së punëve të brendshme, Gordana Jankullovska).
Mirëpo, sipas prokurorisë, nuk ekzistojnë dëshmi se Haki Aziri është maltertuar nga “Radnik”.