Ky është burri nga Skënderaj që e goditi gruan 10 herë me thikë, ja ku punon

Mësimdhënësit me inicialet F.R., 39 vjeçar, Gjykata Themelore në Mitroivcë i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh, nën dyshimin për veprën penale “vrasje në tentativë” ndaj bashkëshortes së tij, po ashtu mësimdhënëse me inicialet Q.R., 36 vjeçare.

F.R., dyshohet se mëngjesin e së mërkurës ka goditur me thikë viktimën në gjoks dhe në pjesë të tjera të trupit derisa ajo edhe fëmijët ishin në gjumë në shtëpinë e tyrë në Skenderaj.

I dyshuari edhe më herët kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës për çka është iniciuar edhe një rast në Policinë e Kosovës.

Ndërkaq, Komuna e Mitrovicës mori vendim që ta suspendojë nga puna, pasi që ai shërbente si mësimdhënës në një shkollë, bashkë me bashkëshorten e tij.