Ky është 17 vjeçari serb që raportohet se ishte vrarë nga Albert Krasniqi disa vjet më parë

Albert Krasniqi, i cili u vra një ditë më parë dhe i dyshuari i vrasjes është babai i tij, në vitin 2005 akuzohet se kishte vrarë një serb në Graçanicë.

Albert Krasniqi, ishte i dënuar për vrasjen e studentit të Shkollës së Mjekësisë, 17 vjeçarit Dimitrije Popoviq me një pushkë automatike.

Ngjarja që e kanë risjellë në vëmendje mediat serbe kishte ndodhur qendër të Graçanicës më 5 qershor 2004.

I riu Dimitrije Popoviq raportohet se ishte vrarë në një lokal ku shërbehej “Fast Food”.

Kjo është fotoja e tij: