Ky dru në Çair të Shkupit “kushtoi” 5.000 euro, ja pse!

Personi i cili e ka prerë drurin para qendrës tregtare “Mavrovasja” është dënuar me 5.000 euro, njoftoi në profilin e vetë në facebook kryetari i Shkupit, Petre Shilegov.
“Në këtë kohë të pakohë, arritëm që me video mundësitë modeste të qytetit ta identifikojmë personin që pa të drejtë ka prerë drunjtë para Mavrovases”, shkroi Shilegov në facebook, transmeton Gazeta Lajm.
Paraprakisht, më 30 mars në faqen e qytetit të Shkupit në facebook njoftuan se para qendrës tregtare Mavrovasja është prerë një dru i shëndoshë.
“Udhëkryqi te Pallati i Gjykatave është një nga pikat më të ndotura në qytet, kurse druri është prerë pa pëlqim të shërbimeve kompetente të qytetit”, prej ku apelojnë që qytetarët ta ruajnë gjelbërimin dhe hapësirat tjera publike.