Botës i mungojnë gjashtë milionë infermiere

Për shkak të pandemisë së koronavirusit, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) paralajmëron se botës i mungojnë gjashtë milionë infermiere.

Kombet e Bashkuara, së bashku me organizatën “Kujdes Tani” dhe “Këshillin Ndërkombëtar të Infermierëve” (ICN), kanë theksuar rolin kryesor të infermierëve që përbëjnë gjysmën e personelit mjekësor në botë.

“Infermierët janë shtylla kurrizore e çdo sistemi të kujdesit shëndetësor”, deklaroi kryetari i OBSH-së Tedros Adanom Gebrejesus, duke rikujtuar se infermieret edhe tani janë në vijën e parë të frontit në luftën kundër Kovid-19.

Sipas raportit të OBSH-së, numri i infermiereve është më pak se 28 milionë, dhe për pesë vjet numri i tyre deri në vitin 2018 është rritur për 4,7 milionë.

“Por kjo është për 5,9 milion më pak se numri i nevojshëm”, thuhet në raport.

Shumica e infermiereve mungojnë në vendet e varfëra në Afrikë, Azinë Juglindore, Lindjen e Mesme dhe pjesë të Amerikës së Jugut.