Kuzeska: Shumica në Kuvend do të rritet

Zëdhënësja e LSDM-së, Bogdana Kuzeska në emisionin “Samo vistina” tha se deputeti Kastriot Rexhepi do të mbetet pjesë e shumicës dhe se kjo shumicë do të rritet.

Sipas saj, Mickoski dëshmoi se nuk ka shumicë dhe gjatë periudhës së ardhshme shumica parlamentare e LSDM-së do të rritet.

“Të bindur janë disa deputetë, shumica e partive politike janë për progres dhe për pëarimin e shtetit dhe duan stabilizim të situatës, posaçërisht në periudhën kur kemi krizë energjetike, pandemia”, tha Kuzeska.

Ajo shtoi se ka takime me partinë Alternativa dhe me disa deputetë tjerë

“Ka takime me Alternativën dhe jemi në bisedime me disa deputetë që dëshirojnë të ecin para, që mbështesin NATO-n, BE-në, Marrëveshjen e PRespës dhe Marrëveshjen e Ohrit”, tha Kuzeksa.