Kuvendi për sot ka caktuar edhe një seancë

Për sot pasdite në ora 17 në Kuvend është caktuar vazhdimi i seancës parlamentare ku në rend dite janë ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Mbrojtje.

Në seancë përveç këtij ligji, në rend dite ka edhe tridhjetë zgjidhje ligjore mes të cilëve edhe për Kodin zgjedhor të propozuar nga njëgrup deputetësh për një njësi zgjedhore, lista të hapura dhe përfaqësim të barabartë gjinor për të cilët janë dorëzuar mijëra amendamente.

Për miratimin e ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për Mbrojtje duhet të sigurohet dy të tretat e shumicës.

Në rend dite të kësaj seance mes tjerash është edhe propozim -ligji për Akademinë e gjykatësve dhe Prokurorëve publik.