Kuvendarët e ASH-së rreshtohen fuqishëm pas Zijadin Selës, e autorizojnë të përpilojë listat e deputetëve

Zijadin Sela ka marë përkrahje të fuqishme në Kuvendin e sotshëm partiak të Aleancës për Shqiptarët që u mbajt në Gostivar. Duke shprehur besim të plotë tek ai, kuvendarët e kanë autorizuar Selën të përpilojë listat e kandidatëve.

Këto janë disa nga emrat në listën e kandidatëve në Kuvendin e ASH-së që u mbajt sonte në Gostivar, e që autorizoi liderin e ASh-së të përpilojë listat zyrtare për të dorëzuar nesër në KSHZ

Zona 1

2.Dardan Hyseni
3.Valbona Reka

Zona 2

2. Elmi Aziri -ASH

Zona 3

Jozyrtarisht – Arben Taravari

Zona 5

Syrja Rashidi – ASH
Remzi Memedi -ASH

Zona 6

Ziadin Sela
Altrim Mamuti – Adnan Neziri mund të zëvendësohet
Arta Toci – Ilirie Dauti– mund të zëvendësohet
Halil Snopce
Afije Jonuzi ose Donika Bakiu -FRASH

Pas përfundimit të Kuvendit Sela u shpreh se lista do të dorzohet nesër. AItha se të sigurt janë vetë Afrim Gashi si bartës liste dhe vet ai në zonën 6.

“ASH kishte kuvendin qendror në prag të zgjedhjeve të parakohshme të 12 prillit dhe afër afateve për të dorëzuar listat. Në mënyrë unanime kuvendi miratoi propozoi propozimet që kanë ardh nga kuvendet e degëve dhe më ngarkoi mua si kryetar partie që të përpilojë listat përfundimtare që do të dorëzohen nesër në KSHZ. Kjo ishte pak a shumë epilogu i takimit të organit më të lartë partiak”, theksoi Sela.