Kurti flet për agjendën e tij pas përhapjes së koronavirusit: Do të takohem me Merkelin

Kurti është shprehur se do të takohet me kancelaren gjermane, Angela Merkel pasi nuk ka konferencë pas takimit dhe kjo do t’i minimizojë problemet.

Ai tha se ka aranzhuar takimet për 18 mars në Bruksel meqë gjërat sipas tij po lëvizin dita-ditës.

“Tashmë është anuluar një konferencë ne Vjenë dhe do bëhët video konferencë. Në anën tjtër unë tashmë kam aranzhuar takimet për datën 18 mars në Bruksel meqë gjërat po lëvizin dita ditës nuk mund ta parashikojë. Pas kësaj është takimi më Merkelen, nuk besoj se aty ka problem meqë nuk ka konferencë”, ka thënë Kurti.