Kuvend, përplasje për ligjet e shumta para shpërbërjes

Para deputetëve ka shumë ligje. Shërbimet e Kuvendit i radhitën në tryezat e tyre. Erdhën edhe akuzat e para, midis pushtetit dhe opozitës. Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së, u ankua se nuk kanë kohë ti shqyrtojnë, e jo më të debatojnë për ato, dhe se ky parlament kishte miratuar 370 ligje në tre vitet e fundit, dhe vetëm në dy muajt e fundit, pushteti ka dorëzuar 300 të tjera.

Kaosin që e vendosi LSDM-ja në shtet pasqyrohet edhe në Kuvend… përsëri VMRO-DPMNE-ja do akuzohet për diçka që është gabim sistemor i Qeverisë. Ja e kemi Ligjin për kundërzbulim me procedurë të rregullt, sot na arriti edhe një i ri me procedurë të shkurtuar. Tani kemi dy ligje, njëri me procedurë të rregullt, tjetri me të shkurtuar- deklaroi Nikolla Micevski, VMRO-DPMNE.

Nga LSDM-ja me qëndrim, se ligjet janë në interes të qytetarëve dhe ato duhet të miratohen. Ato janë paraparë për mandatin katërvjeçarë dhe nuk e kanë ditur se mandati do jetë për një vit më i shkurtër. Për ligjin për Agjencinë e kundërzbulimit thonë se është me procedurë të shkurtuar për shkak të vlerësimit të gabuar për arritjen e afateve duke pas parasysh shpërndarjen e Kuvendit.

S’mund të themi para kohe kur eventualisht do të caktohen zgjedhjet e parakohshme. Të gjitha ligjet thelbësore që kanë rëndësi të madhe për qytetarët, për shembull Ligji për shlyerjen e normës së interesit dhe borxhit ndaj ndërmarrjeve publike e kështu me radhë, po pengohen nga VMRO DPMNE (12-05 и од 13-10). Për shkak të politikës së VMRO DPMNE-së, jemi të detyruar sidomos në këtë periudhë, t’i kalojmë me apo pa VMRO-në- tha Kostadin Kostadinov- LSDM.

Kuvendi konfirmoi nevojën për miratimin e Ligjit për agjencinë për kontrollimin e bartësve të funksioneve publike që e propozoi BDI-ja apo siç njihet ndryshe Ligji i vetingut.