Marrëveshje për ndalimin e importimit të mbeturinave

Deputetët e shumicës ranë dakord të votojnë për ndalesën e importit të mbeturinave që e propozoi partia për Ripërtëritje Demokratike. Konfirmim për marrëveshjen e këtillë Alsat mori nga një përfaqësues qeveritar, por jo edhe nga deputetët që kanë qenë drejtpërdrejtë të përfshirë në negociata. Ligi pritet të miratohet deri më 12 shkurt, kur edhe shpërndahet Kuvendi. Paralelisht me këtë, Qeveria bëri analizë se cilët lëndë do t’i përdor në të ardhmen “REK Bitolla”. Një nga konkluzionet është se kombinati nga ligniti, të fillojë të punojë me gaz, por edhe me lëndë alternative, më saktë me mbeturinë. Nga Elektranat e Maqedonisë së Veriut për Alsat thonë që nuk janë informuar që Qeveria ka bërë analizë të këtillë për shfrytëzimin e lëndëve alternative nga ana e “REK Bitolla”.

Eletranat e Maqedonisë së Veriut

“Koncepti i Elektranave të Maqedonisë së Veriut për REK-Bitolla, me investimet për blerjen e makinerisë së vet për nxjerrjen e qymyrit, investime në xeheroret Suvodol dhe Brod- Gneotinë si dhe procedura për hapjen e xeherores së re në Zhivojnë, tregon se qëndrimi i kompanisë është se termoelektrana duhet të prodhojë energji elektrike nga qymyri”.

Nga Ministria e Mjedisit, institucion që do të duhet ta rregullojë këtë çështje jozyrtarisht zbulojmë se REK Manastir do të ketë mundësinë të përdorë mbeturinat vendore. Me këtë do të stimulohet prodhimi i tyre. Nga Qeveria thonë se Ministria e Mjedisit do të ketë fjalën e fundit, nga ku nuk janë të kënaqur me marrëveshjen e arritur nga deputetët për ndalimin e importit të mbeturinave. Përndryshe, projektligji për importin e mbeturinave është vendosur në seancën e 130-të ose të parafundit të këtij Parlamenti. Importi i mbeturinave dhe përdorimi i tyre në industri kanë qenë një nga temat më të nxehta në publik dhe rrjetet sociale në javët e fundit, në mes të frikës së përhapur se po importohen mbeturina të rrezikshme.