Kushtrim Sadiku rikthehet në ekranin televiziv me emisionin “Politiko”, që do transmetohet në Kanal 10

Gazetari i mirënjohur kosovar dhe autori i emisioneve për dekada me radhë, Kushtrim Sadiku, së shpejti do të rikthehet në ekrenin televiziv, përmes një emisioni që do e realizojë vetë ai.

“Politiko”, quhet emisioni më i ri, me autor e moderator, Kushtrim Sadiku, i cili shumë shpejt do të fillojë transmetimin në “Kanal 10”.

Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi nga vetë gazetari Kushtrim Sadiku.
Sadiku, për vite me radhë ka udhëhequr emisione të ndryshme televizive.

“Info Magazine”, ishte emisioni i tij i fundit, të cilin e kishte udhëhequr për më shumë se 10 vite me radhë.

Kushtrim Sadiku, kohëve të fundit, është paraqitur nëpër ekrane televizive edhe si njohës i çështjeve politike.