Kushtetuesja do të diskutojë për Ligjin për Marrëveshjen e Prespës dhe Ligjin për përdorimin e gjuhëve

Gjykata kushtetuese e Republikës së Maqedonisë sot do të mbajë mbledhje përgatitore për lëndët në të cilat është kontestuar kushtetutshmëria e Dekretit për Ligjin për ratifikim të marrëveshjes me Greqinë (e ashtuquajtura Marrëveshje e Prespës) dhe Ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes përfundimtare për zgjidhje të dallimeve të përshkruara në rezolutat 817 (1993) dhe 845 (1993) të Këshillit të Sigurimit të KB-së për ndërprerje të validitetit të Marrëveshjes së përkohshme të vitit 1995 dhe për vendosjen e partneritetit strategjik mes palëve dhe të Dekretit për shpallje të Ligjit për përdorimin e gjuhëve dhe Ligjit për përdorimin e gjuhëve.