“Kush është për një lojë?”, pyet Melinda e ulur mbi një tavolinë të biliardos

Nuk janë vetëm projektet e saj që marrin vëmendje tek mediat rozë, Melinda kësaj radhe është përmendur për imazhin e publikuar.

Këngëtarja ka ‘ngacmuar’ ndjekësit me një imazh mbi një tavolinë të biliardos ku është shfaqur në një minifund dhe pyet se a është ndokush për një lojë.

Kjo fotografi mund të jetë edhe një paralajmërim nga ajo, ndoshta një projekt i ri nga Melinda është ‘’rrugës”, kujtojmë se nga ‘Karma’ ajo s’kishte publikuar ndonjë gjë.