Kush është njeriu që goditi Emmanuel Macron?

Burimet e policisë kanë identifikuar 28-vjeçarin Damien Tarel, i cili tani është nën hetim për sulmin ndaj presidentit, njoftoi Reuters.

Macron, i cili është duke vizituar vendin, u qëllua me një shuplakë gjatë një shëtitje në jug të Francës ndërsa përshëndeste qytetarët.

Tarel dhe një burrë tjetër janë në arrest policie. Një aktakuzë për sulm ndaj një nëpunësi publik mbart një dënim maksimal prej tre vjet burg dhe një gjobë prej 45,000 euro.

Presidenti Macron tha se incidenti ishte i izoluar.

“Ne nuk duhet të lejojmë që njerëzit ultra të dhunshëm të marrin përsipër debate publike. “Ata nuk e meritojnë atë,” tha Emanuel Macron.