Kush është këngëtarja që iu vodh makina dhe u përdor në pengmarrjen e Jak Prengës, zbardhet emri

Gjatë hetimit për pengmarrjen e Jak Prengës, policia ka gjetur edhe një automjet te vjedhur që ishte përdorur nga pengmarrësit.

Makina i përket një këngëtareje me emrin Kaje Tufa ose Rustemi, ajo është e njohur në botën e muzikës tallava, raporton Top Channel.

Makina e saj është vjedhur natën e tërmetit dhe ka ridalë dy muaj më pas nga hetimi për të gjetur Jak Prengën.

Ai është rrëmbyer, vrarë e më pas është zhdukur dhe në mes të ngjarjes qëndron një sasi e madhe kokaine që është rrëmbyer në Angli. Policia ndaloi pesë persona të akuzuar për pengmarrjen por ende nuk ka gjetur trupin.