Kush e mori vendimin për t’u ribashkuar? Stine dhe Graciela sërish pranë njëri-tjetrit

Stine është bashkuar me ish-bashkëshorten.

Në fund të fundit, ç’rëndësi ka kush e mori vendimin? Apo duhet për lajmet… Ok, Stine dhe Graciela janë sërish bashkë dhe ky është lajm shumë i mirë.

Këngëtari i njohur dhe bashkëshortja e tij, pas një pauze nga marrëdhënia, kanë vendosur të ribashkohen.

Dje, prindërit e Estias ishin të ftuar bashkë në “Shiko kush luan”, nga ku pranuan publikisht se vendimin për t’u ribashkuar e morën së bashku.

Dy bashkëshortët folën për herë të parë për lidhjen e tyre, ndarjen dhe ribashkimin, edhe duke iu përgjigjur pyetjeve të lojërave që zhvilluan në studio.

Loja me tabela i vuri Stinen dhe Gracielën përballë pyetjeve ngacmuese, nga të cilat ata zbuluan më shumë për publikun nga raporti i tyre.

Vendimin për t’u ndarë si dhe atë për t’u ribashkuar e morën të dy dhe këtë e pranuan duke ngritur tabelat respektive kur u përballën me këtë pyetje.

Graciela rezultoi të ishte më xheloze në lidhje, por po ajo që do më shumë vjehrrën.

Çifti foli edhe për vajzën, Estia, e cila sipas tyre i ngjan më shumë Stines në pamje. Stine, nga ana e tij, tha se ka dëshirë që vogëlushja e tij ta zgjedhë vetë rrugën e saj në jetë dhe kur të rritet mund të bëhet çfarë të dëshirojë, edhe këngëtare, pse jo?

Të dy pranuan se e duan marrëzisht njëri-tjetrin edhe pse zihen, mbarojnë pas tjetrit, por kanë edhe tmerr kur i pyesin: “Po ju sikur u ndatë një herë?”