Kush e ka humbur këtë çantë me tre kilogramë kokainë në një livadh?

Gjatë fundjavës, disa të panjohur e kanë deponuar një çantë shpine me kokainë, në zonën kufitare në Kreuzlingen. Policia kantonale Thurgau është në kërkim të dëshmitarëve, informon Shtegu.com.

Në një livadh në zonën Gassa, një anëtar i policisë ushtarake gjeti një çantë shpine të zezë, si pjesë e kontrolleve kufitare nga Administrata Federale e Doganave të dielën në mëngjes. Vendi i zbulimit është midis fushës së futbollit Döbeli dhe rrugës Grenzbachstrasse në Konstanz në afërsi të kufirit shtetëror.

Gjatë kontrollit më të detajuar, polici ushtarak gjeti disa pako droge, thuhet në një mesazh të publikuar të martën. Hetimet e Policisë Kantonale në Thurgau treguan se bëhet fjalë për rreth tre kilogramë kokainë, me vlerë prej rreth 300,000 frangave zvicerane.

Sipas njohurive të tanishme të policisë, çanta dyshohet të jetë deponuar natën e diel. Ai që ka informata për këtë rast, lutet ta kontaktojë Policinë Kantonale Thurgau.