Kush do të performojë sivjet në MTV Videos Music Awards?

Është ajo kohë e vitit kur vjen ceremonia e MTV Video Music Awards, kështu që emocionet veçse rriten përpara shfaqjes së madhe.

Është një nga ngjarjet më të mëdha të vitit në industrinë e muzikës, me yje të tillë si Shakira dhe Lil Wayne.

Kur dhe ku janë MTV VMA 2023?

Çmimet MTV Video Music Awards 2023 do të zhvillohen në Qendrën Prudential, e cila është në Newark, New Jersey.

MTV VMA-të e këtij viti do të jenë të martën, më 12 shtator, me shfaqjen që fillon në orën 20:00 ET, sipas kohës lokale në New Jersey.

Do të ketë gjithashtu një shfaqje paraprake, e cila do të nisë në orën 18:30 ET.

Si mund t’i shikoni MTV VMA 2023 në televizion ose në internet?

Logjikisht, MTV Video Music Awards do të transmetohet në MTV.

Do të ketë mbulim në MTV, MTV2, CMT dhe Logo.

A mund të merrni bileta për në VMA?

Edhe pse shumë nga biletat më të lira për MTV VMA-të e vitit 2023 tashmë janë shitur, kanë mbetur ende disa.

Ju ende mund të gjeni disa bileta MTV VMA në Vivid Seat, megjithëse ato bileta kushtojnë aktualisht 997 dollarë.

Cila është lista e plotë e interpretuesve të VMA 2023?

Ndërsa biletat janë të shtrenjta, të pranishmit do të kenë mundësi të shohin shumë artistë të ndryshëm muzikorë në të njëjtën skenë.

Lista e plotë e interpretuesve të konfirmuar të MTV VMA 2023 është:

Anitta

Demi Lovato

Diddy

Doja Cat

Karol G

Kelsea Balerini

Lil Wayne

Maneskin

Shakira

Stray Kids

TOMORROW X TOGETHER

Përveç të gjithë interpretuesve të mësipërm të VMA 2023 që janë rezervuar për shfaqjen kryesore, NLE Choppa, Sabrina Carpenter, Kaliii, Renee Rapp dhe The Warning do të performojnë gjithashtu.