Kurz kërcënon me veto planin aktual të rritjes së buxhetit të BE-së

Austria dhe vendet e tjera do të vendosin veton për buxhetin afatgjatë të Bashkimit Europian lidhur me periudhën pas Brexit-it, nëse kontributet e planifikuara nga anëtarët nuk ulen, deklaroi sot kancelari austriak, Sebastian Kurz.

Ndërsa Komisioni Europian po nxit për kontribute prej 1,11% si një pjesë e të ardhurave bruto (GNI), shtetet konservatorë në aspektin fiskal, si Gjermania, Austria dhe Holanda dëshirojnë një maksimum prej 1%.

“Unë mendoj se nëse prezantohet ky propozim, ne nuk do ta mbështesim dhe as kontribuesit e tjerë neto të BE-së”, deklaroi Kurz, duke iu referuar grupit të vendeve që paguajnë më shumë në buxhetin e bllokut sesa marrin nga financimi i BE-së.