Analisti politik Astrit Gashi ka deklaruar se, sipas vlerësimit të tij, zhvillimet politike të mbrëmshme, përfshirë zgjedhjen e presidentes së re, i kanë dhënë kryeministrit Albin Kurti edhe tetë vjet pushtet.
Gashi tha se një opozitë e dobët dhe me probleme të brendshme mund t’ia lehtësojë pozitën Kurtit.
“Unë, për vete, mendimin fillestar sot, pra mendimin fillestar sot e kam që, Albin Kurtit mbrëmë i janë dhënë edhe tetë vjet”, ka theksuar ai.
Sipas tij, marrëveshjet dhe zhvillimet e fundit politike mund të ndikojnë edhe në fuqizimin e pozitës së Vetëvendosjes.
Ai theksoi se ky është vetëm vlerësimi i tij fillestar për zhvillimet e fundit.



